Udhëkryqi i aksidenteve në Lipjan, mungesa e rrethrrotullimit po rrezikon jetën e vozitësve (Video)

Udhëkryqi i aksidenteve në Lipjan, mungesa e rrethrrotullimit po rrezikon jetën e vozitësve (Video)

Salihu: Për me qenë epror i mirë duhet të kesh ushtarë të mirë

Derisa ishte premtuar se do të ndërtohej një rrethrrotullim, ai përfundoj si udhëkryq. Është fjala për një pjesë që lidhet nga Lipjani në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Burim Ukshini nga Lipjani pret çdo ditë më u lidhë me magjistralen Prishtinë – Ferizaj, por kjo nuk është brenga e tij e vetme.
“Kur do të përfundoj rrethrrotullimi nuk e di. Veturat po prishen dhe ne po kemi problem sepse aksidente po ka vazhdimisht”, ka theksuar ai.

Ky udhëkryq po u shkakton problem banorëve të Lipjanit dhe Janjevës, sepse ata duhet të presin të lidhen me magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

RTV Dukagjini ka pritur tërë ditën përgjgije lidhur me planin e Ministrisë së Infrastrukturës (MI), por ministria nuk ka dhënë përgjigje, e kalimtarët deri te rregullimi i këtij problemi duhet të kenë kujdes të shtuar.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)