Federata e Futbollit të Kosovës zyrtarisht është bërë anëtare e projektit ‘Grassroots’t të UEFA’s, i cili ka për qëllim përhapjen e futbollit te fëmijët, në shkolla, te ata me aftësi të kufizuara, e madje edhe për veteranët.
Ne një postim në rrjetet sociale, vetë UEFA i thotë një BRAVO të madhe Kosovës, për këto arritje, vetëm 2 vite nga pranimi i kësaj federate të re në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, përcjell gazetametro.net.
Me këtë rast është mbajtur edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila i mundëson FFK’së të promovojë dhe zhvillojë futbollin tek të rinjtë dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë.
Great news for grassroots football in #Kosovo 🇽🇰
The Football Federation of Kosovo has become a member of the UEFA Grassroots Charter 🌱🙌
The charter supports, stimulates, recognises & rewards development of grassroots football at national level.https://t.co/6kn5y0uOW3 pic.twitter.com/F5DcbHNokX
— UEFA (@UEFA) December 4, 2018
COMMENTS