UEFA ende nuk e ka hedhur shortin për grupet kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2020, por ka bërë të ditur se cilat shtete nuk mund të jenë në të njëjtin grup.
Është e sigurt se njëra nga çiftet që nuk do të mund ta shohim në fazën e grupeve është përballja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
UEFA ka vlerësuar se në përballje ndërmjet dy vendeve mund të përcillet me probleme, prandaj e ka shmangur një mundësi të tillë.
Kosova po ashtu nuk do të luajë as kundër Bosnje e Hercegovinës, ndërsa tri çifet tjera që nuk do të mund të ndodhin janë: Armenia – Azerbajxhani, Spanja – Gjibraltari dhe Rusia – Ukraina.
Shorti për EURO 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa përherë të parë do të zhvillohet në dhjetë shtete.Kampion aktual i Evropës është Portugalia.
COMMENTS