UEFA mund ta përjashtojë klubin e njohur nga Liga e Kampionëve

UEFA mund ta përjashtojë klubin e njohur nga Liga e Kampionëve

Barça nis negociatat me Griezmannin

PSG rrezikon një gjobë të madhe ose përjashtimin nga Champions-i, pasi UEFA ka nisur një hetim në lidhje me “Fair Play Financiar” për transferimin e Nejmarit dhe Kilië Mbapesë sezonin e shkuar.
Zbulimet paraprake të hetimit që po kryen UEFA kanë treguar se PSG i ka të mbivlerësuara kontratat e saj me sponsorët, duke thënë shifra shumë të fryra. Qeveria Europiane e Futbollit nisi një hetim menjëherë pas transferimit të Nejmarit nga Barcelona për shifrën rekord të 222 milionë eurove.

Menjëherë pas kësaj goditjeje, ata transferuan edhe Mbapenë nga Monako në formë huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 180 milionë eurove.

nejmar mbape psg

UEFA kërkon të dijë nëse francezët kanë thyer rregullat e FPF-së. Dhe sipas “Financial Times”, UEFA pajtoi firmën e konsulencës sportive “Octagon” për të hetuar kontratat e klubit me sponsorët dhe përcaktuar nëse shifrat e derdhura nga sponsorët, korrespondojnë me atë që është shkruar në kontratë apo palë të treta që kanë lidhje me pronarët arabë, mund të kenë subvencionuar.

Raporti thotë se “Octagon” ka zbuluar se shifrat e kontratave me sponsorët janë të mbivlerësuara sipas gjykimit të tyre. UEFA do të takohet javën e ardhshme për ta diskutuar raportin. Por, një vendim final nuk do të merret deri në fund të bilancit vjetor financiar të klubit në qershor, duke i dhënë një shans klubit që të sigurojë të ardhura të tjera.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)