Ujërat e zeza përfshijnë një ndërtesë në Lipjan (Foto)

Ujërat e zeza përfshijnë një ndërtesë në Lipjan (Foto)

Sulmohet Flora Bujupi, humanistja lipjanase që ka lënë jetën në Holandë që të kujdeset për qentë endacak

Po bëhen më shumë se disa muaj që bodrumi i kësaj ndërtese në Lipjan është mbushur me ujëra të zeza.

Nga rreziku i krijimit të ndonjë sëmundjeje dhe nga kundërmimi, banorët tregojnë se një pjesë e tyre tashmë janë duke menduar të largohen nga aty.

‘’Po e shihni edhe ju se cfare gjendje është këtu, ne jemi tu e mendu edhe largimin nga këtu sepse kemi frikën e ndonje epidemie të mundshme’’, tha njëri nga banorët e asaj ndërtese, në kushte anonimiteti.

Banorët thonë se iu janë drejtuar Komunës dhe Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “ Prishtina, me kërkesë për intervenim.
Në komunë, drejtori i Shërbimeve Publike, Ilir Tasholli, ka thënë se ky problem do të zgjidhet mbrenda aftatit kohor një mujor.

“Problemii i kanalizimit në rrugën “Agim Ademi”, dhe të gjitha problemet e tjera, që janë jo vetëm në qytetin e Lipjanit, por edhe fshatrat tjera, ne jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes së projektit për zgerimin e rrjetit, aty ku jemi duke e projektuar, dhe presim që brenda një muaji të lidhet kontrata për fillimin e punëve”, ka thënë Tasholli për Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)