Ulpiana “dëfrehet”, e kthen në tenis ndaj Çelikut, fiton 6-0

Ulpiana “dëfrehet”, e kthen në tenis ndaj Çelikut, fiton 6-0

Lumenjtë në Europë, të mbushur me kokainë

KF Ulpiana ka fituar me shumë lehtësi ndaj Çelikut, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6 me 0.

Skuadra lipjanase filloi furishëm takimin, duke shënuar qysh në minutën e 24-të nëpërmjet, Xhafer Kaleshit, për rezultatin 1 me 0.

Golin e dytë e shënoi sulmuesi Agon Llugiqi në minutat 45-të.

Me këtë rezultat pjesa e parë përfundoi.

Në pjeslojën e dytë, skuadra lipjanase vazhdoi dominimin total të ndeshjes, duke shënuar golin e tretë në minutën e 67-të. Golin e shënoi Agon Llugiqi, duke shënuar golin e tij të dytë personal
Për golin e katër dhe të pestë u përkujdes, super Kelmendi, i cili shënoi në minutat e 72 dhe 79.

Në minutën e 88, kapiteni Xhafer Kaleshi komleptoi dygolshin e tij për rezultatin 6 me 0.

Me këtë fitore, KF Ulpiana prinë në renditjen tabelare me 7 pikë, pas 3 ndeshjeve, ndërsa Çeliku me këtë humbje mabanë vendin e 7-të me 3 pikë. /Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)