Në ndeshjen e Ligës së Dytë, Ulpiana ka mposhtur me lehtësi Kastriotit, me rezultat 2-4, transmeton Ulpianapress.
Në takimin e zhvilluar në Lipjan, thuaj se gjatë tërë kohës loja u zhvillua te porta Kastriotit, pasi Ulpiana ishte në ofensivë që nga minuta e parë.
Goli i parë në takim erdhi nga I.Rrahmani në minutën e 1-rë për 1 me 0 në të mirë të Kastriotit që në Lipjan ishin vendas.
Rezultati u barazua nga mbrojtësi A.Gashi në minutën e 29-të, nuk kaluan më shumë se 11 minuta kur i riu Emir Baftiu nga pika e bardhë kaloji Ulpianën në epërsi dhe me rezultatin 1-2 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë solli edhe 3 gola të tjerë së pari kapiteni Xhafer Kaleshi në min e 49-të nga një goditje dënimi me një super gjuajtje shënoji për rezultatin 1 me 3 dhe më pas edhe Misin Dragacina në min e 72-të për 1 me 4, për rezultatit përfundimtar u përkujdes I.Rrahmani në min e 80 për 2 me 4.
Pas kësaj fitore KF Ulpiana vazhdon në pozitën e katërt me 15 pikë nga tetë ndeshje, kurse Kastrioti në vendin e 16-të./Ulpianapress/
COMMENTS