Ulpiana e “myt krejt” Galaksinë, fiton në udhëtim me 0:6

Ulpiana e “myt krejt” Galaksinë, fiton në udhëtim me 0:6

Shumë shanse, shumë shpresë, por vetëm një pikë

KF Ulpiana ka deklasuar Galaksinë me fitore 0-6 si mysafir në kuadër të xhiros së katërt.

Si Rogjer Federer në ditët më të mira të tij, Ulpiana ka mposhtur me rezultat tenisi Galaksinë, duke i shkaktuar humbje te thellë 0:6.

Nga tri gola për secilën pjesëlojë, kanë dëshmuar superioritetin e skuadrës lipjanase, të cilat e vendosin në pozicionin tabelar, nga i cili skuadrat tjera të ligës mund ta ndjekin vetëm prapa shpinës, transmeton Ulpianapress.

Ulpiana qysh në minutën e 17′ kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Agon Llugiqi për të shënuar më pas edhe Shqiprim Kelmendi het-rik, A.Sadriu, përseri Agon Llugiqi dhe Granit Neziri në fund për ta vendosur kështu rezultatin 0-6 për Ulpianën.

Me këtë fitore, Ulpiana kryeson në vendin e parë me 10 pikë duke lënë në vendin e dytë Dardanën./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)