Ulpiana ka barazuar 1:1 me Dardanën në ndeshjen e zhvilluar në Shtime.
Djelmoshat e udhëhequr nga Fadil Ademi ishin afër fitores, por në minutat e fundit kamenicasit shënuan për ta barazuar rezultatin, shkruan Ulpianapress.
Vangjil Bllaca kaloi në epërsi Ulpianen pasi shënoi në minutën e 25-të pas asistimit të Shqiprim Kelmendit.
Dardana arriti që ta barazonte rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes.
Ulpiana pas 7 ndeshejve të zhvilluara renditet e para me 14 pikë, ku ka arritur katēr fitore, dy barazime dhe një humbje.
COMMENTS