Me humbjen e sotme në Lipjan nga Drenasi, Ulpiana ka rritur paqartesitë rreth fatit të saj në ligën ku garon. Me gjithë humbjen,situata nuk është e pashpresë, por e zorshme gjithsesi!
Humbja e sotme kundër Drenasit, nuk është pasqyrë raele e asaj që u pa në fushën e stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan.. Më shumë mund të thuhet se Drenasi ishte skuadër më me fat, sepse Ulpiana kishte së pakut tri raste shumë të mira shënimi, por që dështoi në finalizim. Dhe ky ishte pafati i saj, ngase përpos rasteve të huqura, ajo pësoi humbjen e pamerituar, duke I’a vështirësuar kështu vetes punët.
Ndeshja e sotme mund të përmbyllet shkurt. Cka ta bënë vetja, nuk ta bënë askush. Dhe kjo ka vetem nje adrese. Fajtor për këtë humbje është kryetrajneri Sermaxhaj. Derisa Ulpiana plotësisht e dominoi Drenasin në pjeslojën e parë, tri zëvendësime që ky i bëri në pjeslëlojën e dytë, u treguan si dështime totale taktike të kryetrajnerit Sermaxhaj. Loja u kthye ne lojë loti. Kjo ktheu baraspeshë në pjëslojën e dytë, duke i mundësuar që Drenasit ta mposhtë Sermaxhajn, e jo Ulpianën. /Ulpianapress/
COMMENTS