Ulpiana ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në stadiumin ‘Sami Kelmendi’.
Ulpiana dhe Liria kanë dhuruar spektakël në “Sami Kelmendi” ku për 90 minuta, u shënuan 2 gola dhe fitues dolën të besuarit e Megzon Visokës, raporton Gazeta Ulpianapress.
Ulpiana nuk e kishte aspak të lehtë kundër skuadrës së pestë në renditjen e Ligës së Parë, që triumfuan me nga një gol në secilën pjesëlojë.
Golat për lipjanasit i shënuan Akil Makolli nga pika e bardhë në minutën e 2-të, kurse fitoren e vulosi në fund Armend Misini në minutën e 90-të.
Me ketë fitore Ulpiana ngritet në pozitën e 10-të, kurse Liria është në vendin e pestë./Ulpianapress/
COMMENTS