Ulpiana i mban leksion Pozheranit

Ulpiana i mban leksion Pozheranit

Edhe “Sami Kelmendi” do të bëhet sipas standardeve të UEFA-s

KF Ulpiana, e drejtuar nga trajneri Astrit Rrahmani, ka zhvilluar sot, në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, ndeshjen miqësore me homologen e saj nga Pozherani.

Një ballafaqim i dominuar nga lipjanasit, veçanërisht në aspektin e lojës, sepse rezultati ka qenë minimal në shifra. Goli i D.Sadriut (minuta e 40-të), në pjesën e parë, dhe ai i A.Llugiqit në të 70-të i kanë dhënë fitoren nikoqirëve, edhe pse tanët kanë pasur jo pak mundësi të volitshme për më shumë.

Të dy trajnerët kanë kryer mjaft zëvendësime me kalimin e minutave, por ritmi ka qenë nën kontrollin e KF Ulpianës, që do të luajë me shumë gjasë pas një jave në të njëjtin stadium, një tjetër sfidë testuese./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)