Ulpiana mbetet edhe pa drejtor, dorëhiqet edhe Dragaçina

Ulpiana mbetet edhe pa drejtor, dorëhiqet edhe Dragaçina

Kryetari Ahmeti, priti në takim një grup të rinjsh nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN)

Drejtori i KF Ulpiana, Arian Dragaçina, është drejtuesi tjetër i klubit që dorëhiqet. Ai ka dhënë dorëheqje para pak çastesh dhe ka dhënë edhe arsyet e largimit, njofton Ulpianapress.

Dragaçina ka falënderuar kryetarin e klubit Blerim Duriqin dhe ka thënë se po ti kishte klubi edhe dy ose tre të tillë do të ishte ndryshe. Ndërkohë ka falënderuar edhe të gjithë ata me të cilët kishte rrugëtuar mbi 3 vite bashkë në klub.

Letra e plotë e dorëheqjes:

”Doreheqje
Arian Dragaçina, Drejtor i KF Ulpiana 1926

Te nderuar bashkepuntore, te nderuar kontribues te klubit, dashamire e tifoze.

Deshiroj qe fillimisht ta falenderoj Kryetarin e KF ULPIANA, z. Blerim Duriqin. Poashtu per komunikimin korrekt te gjithe qe kemi punuar bashke ne drejtimin e Klubit: Fitim Krasniqin, Ylli Jasharin, Arian Duriqin, Gazmend Selimin, Arben Nuredinin si dhe anetaret te tjere te kryesise te cilet pjeserisht ishin ne Kryesi te Klubit.

Falenderoj te gjithe qe kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne ne forma te ndryshme ne Klubin e zemres.

Gjate kohes sa isha Deejtor i Klubit (nga 27 Dhjetori 2014) per 3 vite e dy muaj, ka ndodhur shume ne Klub:

– Jam krenar qe gjate kesaj kohe kemi arritur te mbajme nje Kuvend Zgjedhor dhe prej ku kane dalur organet legjitime te Klubit;
– Jam krenar qe gjithnje kemi arritur te bejme transprente te gjitha fondet e klubit, hyrjet dhe daljet;
– Jam krenar qe per se pari here duke lobuar kemi arritu qe ne bashkepunim me Kryetarin e Komunes te sponzorizojme nje Rregullore dhe te gjejme mbeshtetjen unanime te Kuvendit Komunal per ndarjen e subvencioneve per klubet ne menyre qe te i ipet mundesi klubeve te planifikojne aktivitetet dhe financat ne baza vjetore;
– Jam krenar qe kemi lobuar dhe arritur qe me ndihmen e madhe te Kryetarit te Komunes dhe organeve te tjera te nisim nje stadium modern, i cili pritet te perfundoje se shpejti;
– Jam krenar qe ne vjeshten e vitit 2017 arritem te riaktivizojme ekipin e Junioreve te Klubit te cilet tashme garojne ne Ligen e Pare te Kosoves ne Futboll;
– Jam krenar qe per se pari here kemi formuar dhe vazhdojme te kemi ekipin e femrave e cila garon ne Superligen e Kosoves ne Futboll;

Jam i zhgenjyer qe:
– Nuk kemi arritur ta ngrisim Klubin ne majat e futbollit Kosovar;
– Nuk kemi arritur te i bindim te gjithe ata qe kane mendesi te japin me shume per Klubin;

Klubi ka nevoje per perkrahje me te madhe financiare, Klubi ka nevoje per me shume Blerim Duriqa. Kjo eshte tash edhe me e mundur ngase ka kaluar dhe ka hyre ne funksion Ligji per Sponzorisim e qe iu mundeson bizneseve te lirohen nga tatimet. Pra thjeshte mund te i ndihmojne klubet sportive pa asnje ngarkese shtese. Blerim Duriqi ka ndare dhe ka shprehur vullnetin qe edhe me tutje te perkrahe Klubin financiarisht, por ka nevoje edhe per 2-3 donatore te tjere konstant.

Zghidhja me e mire e mu dshme do te ishte te shihet gatishmeria nga aksioneret potencial dhe Klubi te shenderrohet ne Shoqeri Aksionare nga statusi aktual i OJQ-se.

Me shpresen se Klubi do te kthjellet ne aspektin financiar dhe sportiv ju falenderoj te gjithe juve futbolldashes e tifoze.

Tifozet Ultras e hijeshojne Klubin, faleminderit per emocionet qe i ke i dhuru.

Suksese dhe falenderime Kryetarit te Klubit dhe te gjithe juve.

4 Mars 2018”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)