KHF Ulpiana është shpallur kampione vjeshtor në Ligën e Parë të Hendbollit për femra, shkruan Gazetasheshi.com
Skuadra nga Lipjani ishte e pa konkurrencë në këtë gjysëm sezon, teksa ka mposhtur të gjitha kundërshtaret, duke u bërë kampione me të gjitha ndeshjet e fituara.
Vashat lipjanase janë drejt rrugës për t’u ngritur në Superligë dhe siç duket nga fitoret e thella që ka marrë, objektivi për t’u ngritur në elitën më të lartë të hendbollit do të jetë gjithnjë e më afër.
Ulpiana epitetin e kampiones vjeshtore për sezonin vjeshtor e ka arritur dje më fitoren e thellë ndaj Dukagjinit 49:20.
COMMENTS