Ulpiana organizon një ndeshje bamirësie për të mbledhur fonde 38-vjeçaren nga Lipjani

Ulpiana organizon një ndeshje bamirësie për të mbledhur fonde 38-vjeçaren nga Lipjani

Vetura godet motoçiklistin në Lipjan (FOTO)

Klubi lipjanas gjatë ditë së sotme ka organizuat një ndeshje nga e cila do të grumbullohen fonde për mjekimin e 38-vjeçares, Rifadie Seferi e cila vuan nga një varg sëmundjesh.

Ulpiana nepërmjet faqes së saj zyrtare ka bërë të ditur se ndeshja me Prizrenin do të zhvillohet në « Sami Kelemendi » duke filluar nga ora 17:30 dhe të hyrat do të adresohen tek familja Seferi.

Postimi i plotë i KF Ulpiana:

Të nderuar sportdashës, sportist dhe ju qytetarë të komunës së Lipjanit,

Rasti i Rifadies e cila po vuan nga një varg sëmundjesh i ka prekur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sigurisht që na ka prekur edhe neve si klub, andaj kemi vendosur qe ditën e neserme t’a organizojmë lojë miqësore me karakter humanitarë në ndihmë të Rifadies, e cila është nënë e tre femijëve.

Të dashur Lipjanas!

Ju bejmë thirrje të gjithëve, që nesër duke filluar nga ora 17:00 fillon ndeshja, dhe në hyrje te Stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan do vendoset kaca e cila do të shërbejë për grumbullimin e mjeteve për bashkëqytetaren tonë.

Ne do të sensibilizohemi me rastin dhe gjitha të hyrat e kesaj miqesore, dedikohen për rastin e familjes Seferi nga komuna e Lipjanit.

Zoti e sheroftë motrën tonë, e lutemi që sa më shpejt t’a kalojë edhe këtë sfidë e t’i kthehet bashkëshortit Afrimit e fëmijëve.

Me respekt!
KF Ulpiana⚪️🔵

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)