“Ultras Tigrat” dalin kundër kryesisë së Ulpianës: Boll ma

“Ultras Tigrat” dalin kundër kryesisë së Ulpianës: Boll ma

Gjendet një mjet i pa shpërthyer në Lipjan

Grupi i tifozëve të Lipjanit, “Ultras Tigrat” kanë dalë kundër kryesisë së KF Ulpianës.

Zhvillimet e fundit në merkaton e janarit, kur lojtarëve lipjanas u kumtohet lajmi nga vetë trajneri Sermaxhaj, se më nuk llogarit më në shërbimet e tyre sepse nuk i pershtatet konceptit të lojës së tij, u bë sebep që dashamirët e futbollit të adresojnë kritika në drejtim të kryesisë së klubit, percjell Ulpianapress.

Kalavarit të kritikave i’u shtua këto ditë edhe tifo grupi ‘’Ultras Tigrat’’, duke kërkuar nga qytetarët lipjanas që të bojkotohen ndeshjen e Ulpianës, pasi që sipas tyre, tashmë Ulpiana përfaqësohet vetëm më një lojtarë vendor.
Nuk mbahet në mend në histori të klubit të ketë ndodhur ndonjëher, që klubi nga Lipjani, të mbetet vetëm me një lojtar vendor, edhe kur Ulpiana ishte pjesë e Supërligës. 11-shja startuese përbëhej, së pakut nga 7 lojtarë të Komunës së Lipjanit. Ndërsa në kohët para viteve të 90-ta, pavarësisht se klubi ofronte kushte të mira, ishte e paimagjinueshme që në skuadër të kishte lojtarë jashtë kësaj komune. Përkundrazi, shumë lojtarë të kësaj komune, luajtën për disa skuadra me nam. Sepse, Komuna e Lipanit, historikisht ka pasë lojtarë të mirë. Që njhet si djep i talenetëve të futbollit. E disa prej tyre edhe super yje të futbollit!

‘’Tigrat’’ gjithashtu kanë kërkuar nga kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që klubit ti vihet një emër. Sepse tashmë më nuk quhet KF Ulpiana.

Shënimi i plotë i ‘’Ultras Tigrave’’:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)