Ditën e diel, KF Ulpiana deklason Xërxën në shtëpi të vetë me rezultat 1 me 2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën e Dytë.
Lipjanasit e drejtuar nga Enver Duriqi, arritën një fitore shumë të rëndësihme në udhëtim te pretendenti kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë, KF Xërxa. Kjo fitore erdhi vetëm falë angazhimit të madhë të lojtarëve dhe këmbëngulsisë së Duriqit.
Si duket kjo fitore i ka gëzuar tej mase tifozërinë e Lipjanit ”Ultras Tigrat” të cilët në çdo ndeshje janë erë shtyse me brohoritjet e tyre për ekipin e KF Ulpiana.
Tigrat kanë shfrytëzuar rrjetin e tyre personal për ti shprehur dashurinë për lojtarët e në veçanti për trajnerin e sukseve Enver Duriqin për të cilin thonë që ‘’shyqyr që të kemi e të paçim gjithëmonë’’./Ulpianapress/
Ja postimi iI plotë i Ultras Tigrave:
”Po dëshmohet që edhe në të kaluaren edhe në të tashmen të gjitha sukseset po lidhen me trajnerin tonë, Enver Duriqin, fitorja e sodit erdhi falë angazhimit të lojtarëve luftarak dhe padyshim taktikave dhe këmbëgulsisë së trajnerit Enver.
Jemi kranar që të kemi,të paqim gjithëmonë”.
COMMENTS