Të nderuar klientë, meqë jemi në fund të vitit 2019-të, ju falenderojmë pa masë, për përkrahjen që na keni dhënë duke na besuar neve si Qendër Tregatare stilin e veshjeve tuaja.
Gjatë kësaj kohe kemi punuar shumë që të sjellim sa më shumë koleksione të brendeve të huaja pranë jush, rritja ishte e shpejtë, gjithashtu edhe kostot janë rritur, mirëpo asnjëherë nuk janë rritur çmimet.
Është përfolur se ka pasur ngritje të çmimeve, mirëpo ne si “Urban Ceneter” ju sigurojmë se asnjë çmim i rrobave e as kepucëve tona nuk është ngritur.
E kemi ulur mazhën e fitimit vetëm e vetëm që të jemi besnik ndaj klientëve.
Madje kemi bërë aksione të shumta të gjitha produkteve që gjenden në Qendrën tonë, me çmime sa mundet me e përballu kuleta e qytetarëve, vetëm që të kenë mundësinë të gjithë klientëve të vishen tek ne.
Urojmë të kaloni një fundvit të ëmbël dhe shumë shëndet e dashuri në vitin 2020.
Urime festat e fundvitit nga “Urban Center” Lipjan!
COMMENTS