Qendra Tregtare në Lipjan, ‘’Urban Center’’, tash e sa kohë janëë të angazhuar në aktivitet bamirëse në qëllim të ndihmës ndaj personave në nevojë.
Ata kanë qëndruar përkrah hoxhë Halil Kastrati në shumë prej iniciativave të organizatës “Jetimat e Ballkanit”, njofton Ulpianapress.
Së fundmi, ‘’Urban Center’’ ka dhuruar 19 pako me rroba të reja, dhe këtë e kanë bërë përmes organizatë në fjalë.
Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja zyrtare e Jetimave të Ballkanit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me njërin nga pronarët e kësaj qendre Basri Sopa si dhe fotografitë e pakove në fjalë.
‘’Zoti e shperblefte.
Falenderojm Firmen tregtare nga Lipjani URBAN CENTER e cila dhuroj 19 Pako me veshmbathje.
Zoti te shperbefte’’, shkruan ‘’Jetimat e Ballkant’’ në faqen e tyre zyrtare./Ulpianapress/
COMMENTS