“URIME LIBERALIZIMI I VIZAVE” – GËNJESHTRAT E THAÇIT, ABRASHIT DHE QOLLAKUT

“URIME LIBERALIZIMI I VIZAVE” – GËNJESHTRAT E THAÇIT, ABRASHIT DHE QOLLAKUT

Vucicit i organizohet një pritje në Veri pasi u poshtërua në Drenicë

Ishte data 4 maj 2016, vetëm pas kohë kur u bë president, kur Hashim Thaçi, në mënyrë publike iu tha qytetarëve të Kosovës: Urime liberalizimi i vizave”, shkruan Insajderi.

Por, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, jo vetëm atëherë, por edhe tash më shumë se dy vjet nga ai postim i Thaçit.

Presidenti, pati zgjedhur Facebook-un, që t’ua kumtojë lajmin kosovarëve për liberalizim të vizave.

“Pas dekadave të izolimit, nuk do të ketë më pritje para ambasadave, nuk do të ketë refuzime. Nuk kemi fituar dhuratë, por kemi merituar liberalizimin me punën tonë të përbashkët. Kur punojmë bashkë, asnjë kufi nuk na ndal. Urime liberalizimi sot, urime edhe për EUFA-n dje. Jave historike. HTH”, kishte shkruar Thaçi.
Por, jo vetëm si president, Hashim Thaçi, që nga viti 2010, në kohën sa ishte kryeministër, vazhdimisht kishte dhënë premtime që liberalizimi i vizave është çështje ditësh.

Në fushatën zgjedhore të vitit 2010, ai u pat shprehur i bindur që liberalizimi i vizave do të ndodhë po atë vit. Por, që kosovarët, tash e tetë vjet nga ai premtim i Thaçit, vazhdojnë të jenë të vetmit në Evropë, që nuk mund të udhëtojnë lirshëm pa regjimin e vizave.

Edhe tashmë këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku, sa ishte ministër i Integrimeve Evropiane ishte zotuar se si udhëheqës i këtij procesi liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të bëhet në vitin 2016. Madje, ai në zyrën e tij kishte festuar me shampanjë, duke i uruar qytetarët kosovarë, pë siç thoshte ai: liberalizimin e vizave.
Por, edhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në qeverinë Mustafa, Arban Abrashi, më 4 maj të vitit 2016, kishte bërë një Facebook, duke shkruar: Urime liberalizimi i vizave, urime Kosovë.
Një premtim të tillë, e kanë dhënë tashmë zyrtarët e qeverisë Haradinaj. Përveç kryeministrit, pothuajse të gjithë krerët më të lartë të shtetit, janë shprehur të bindur se fundi i këtij viti do të jetë momenti kur në Kosovë do të ndodhë liberalizimi i vizave./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)