Vera është sezona më e ngjeshur për këngëtarët tanë.
Kjo për shkak se ata pothuajse në çdo mbrëmje janë të pranishëm në dasma dhe ahengje të tjera familjare, shkruan lajmi.net.
Dasmorët ua besojnë atyre argëtimin e të ftuarve, ndërsa këta të fundit përmes artistëve kanë mundësi që t’i bëjnë urime ‘speciale’ çifteve.
Në këtë rast, është goxha ‘sfidë’ për artistin që gjendet para të ftuarve të pranojë urime nga më të ndryshmet, e disa prej tyre vështirë të dëshifrueshme.
Një prej tyre këto ditë ka qarkulluar në internet, ishte urimi që një çift pranoi nga kushëriri i dhëndrit me rastin e martesës.
Për më shumë, fotoja flet vetë.
COMMENTS