Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, duke uruar gratë dhe nënat lipjanase, ka vlerësuar lartë përkushtimin e saj në procese të shumta në zhvillimin dhe ndërtimin e vendit.
“Sot, grat kanë arritur në shkallë të mirë të avancimit në shoqërinë tonë, ajo është bartëse e funksioneve dhe pozitave të ndryshime vendimmarrëse”, ka theksuar kryetari Ahmeti, duke shtuar se përkushtimi dhe respektimi ndaj gruas ka hapësirën merituese në shoqëri.
“Gruaja, motra shqiptare është dëshmuar e suksesshme në procese të mëdha, vet simboli i saj është plotësim i sistemit demokratik”,thuhet në urimin e kryetari Ahmeti, për nder të 8 Marsit Ditës së Gruas.
COMMENTS