Kombëtarja e Uruguait ka shënuar fitoren e tretë në Kampionat Botëror “Rusi 2018”.
Uruguai mposhti 3 me 0 nikoqirin e këtij kompeticioni, Rusinë, shkruan IndeksOnline.
Dy golat e parë në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi Suarez në minutën e 10’të, kurse të dytin, Cheryshev (autogol) në minutën e 23’të.
Në pjesën e dytë golin e tretë dhe të fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani në minuten e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Uruguai zë pozitën e parë me 9 pikë, tri më shumë se Rusia.
Kujtojmë që grupi A, në fazën eliminim/direkt pritet të luajë me grupin B. Në këtë rast, Uruguai takohet me vendin e dytë të grupit B, kurse Rusia me fituesin e grupit B.
COMMENTS