Vallëzimi provokues i një lojtari para se të shënonte solli dhunë në Brazil

Vallëzimi provokues i një lojtari para se të shënonte solli dhunë në Brazil

Së shpejti fillojnë xhirimet për dokumentarin kushtuar jetës dhe kontributit të legjendës së futbollit, Sami Kelmendi

Ka eskaluar në dhunë ndeshja e U20 të Fluminense dhe Vasco de Gama në Brazil.
Protagonist i shpërthimit të dhunës u bë një lojtar i Fluminenses që shënoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e fundit të ndeshjes, për fitoren 5-3.

Pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Fluminense, sulmuesi i tyre doli i vetëm përballë portës, duke bërë disa lëvizje provokuese e poshtëruese për kundërshtarët, para dërgimit të topit në rrjetë.

Provokimi i tij bëri që tifozët të futën në fushë për t’u përleshur, e për t’i dhënë një fund të hidhur kësaj ndeshje./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)