Kapiteni kosovar i Udineses, Valon Behrami, i ka skuadrës së tij ta mposhtë 1-0 Romën duke e regjistruar fitoren e parë pas plot tetë ndeshjeve në Serie A, të shtunën në Udine.
Udinese, e renditur në pjesën e fundit të renditjes tabelore në kampionatin italian, vinte në këtë takim pas plotë gjashtë humbjeve dhe një barazimi në shtatë ndeshjet e fundit në ligë. Megjithatë, të udhëhequr nga kapiteni Valon Behrami, ata ia dolën ta mposhtin Romën 1-0
Për skuadrën e Eusebio Di Francescos kjo është humbja e katërt pas 13 xhirove në Serie A.
Vizitorët nga kryeqyteti italian e munduan shumë dhe e dominuan Udinesen në pjesën e parë, por nuk ishin në gjendje ta thyenin akullin.
Me goditjen e vetme brenda kornizës së portës, De Paul realizoi golin që doli të ishte i triumfit të madh për Udinesen, kur akrepat shënonin 54 minuta lojë.
Roma i vazhdoi përpjekjet e saj për ta gjetur golin e barazimit, por goditje të panumërta në drejtim të portës së vendasve nuk e gjeten rrjetën e portës.
Fitorja i ndihmon Udineses të ngrihet në vendin e 16-të me 12 pikë, dy më shumë se Bologna që renditet e 17-ta.
Ndërkohë, Roma mbetet e gjashta me 19 pikë, dy më pak se Milani që ka një lojë më pak të zhvilluar në pozitën e pestë.
COMMENTS