Për shkak të mospërkujdesjes së mjaftueshme të institucioneve komunale, gjysma e hapësirës së varrezave të Lipjanit është mbuluar nga baroja.
Kjo situatë e ka nervozuar një banorë i cili edhe i ka dërguar fotot në redaksi duke kërkuar nga komuna që sa ma shpejt të reagojnë.
Kurse zëdhënësi i komunës Bytyqi i ka thënë gazetës se Drejtoria e Shërbimeve publike dhe kompania Pastrimi do ta bëjnë një zgjidhje për këtë qështje.
“Kompania nuk e ka në kontratë për pastrimin e varrezave, nuk kemi naj kontratë që e rregullon pastrimin e varrezave, mirpo Drejtoria e Shërbimeve publike edhe kompania Pastrimi do të merren me këtë çeshtje edhe do të bëjnë një zgjidhje”, ka thënë Bytyqi./Ulpianapress/
COMMENTS