Lule, muzikë dhe sendet e preferuara të së ndjerës…
Me qindra persona dolën në rrugë këtë javë për të parë varrimin e një gjysheje shumë të dashur cigane, e cila për në banesën e fundit u përcoll në një ceremoni tepër të veçantë.
Duke nisur që nga arkivoli, i cili kishte dekor prej floriri e i mbuluar me lule natyrale, ajo shoqërohej nga 10 limuzinë Mercedes nëpër rrugët e Hanworth të Londrës.
7 kamionçina shoqëronin kortezhin me fotografi, zemra dhe kurora me lule, në nder të Mary “Sissy” Smith.
Arkivoli i gruas u transportua me në sfond këngën “Simply The Best” nga Tina Turner.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Metro”, Sissy kishte 25 nipër e mbesa dhe 9 stërnipër/stërmbesa. Njerëzit e saj të dashur e cilësuan gruan si një njeri gjithmonë të hareshëm që i pëlqente të buzëqeshte e të shijonte në maksimum jetën.
jetën.


TvKlan
COMMENTS