Varroset i riu nga Tetova që u vra në Danimarkë nga bandat arabe (Video)

Mësimdhënësit e Lipjanit i bashkangjiten protestës (Foto)

Falja e Xhenazes së të ndjerrit është bërë menjëherë pas faljes së namazit të iqindisë ku përveç familjarëve, të afërmve, dhe një numri të madh të xhematit ka marrë pjesë edhe reisi i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Efendi Rexhepi i cili në fjalën e tij përpara faljes së Xhenazes shprehu ngushëllime për familjen duke i porositur ato që të bëhen të fortë të durojnë këtë dhimbje të madhe sepse Serveti do të jetë një prej luleve të Xhenetit.

Më pas kortezhi me trupin e pajetë u nis për në varrezat e fshatit për të përcjellur Servetin në banesën e tij të fundit. Para shumë të pranishmëve pjesëmarrës në varrimin e Servet Abdiut në emër të Komunitetit Shqiptar të Danimarkës referat lexoi Drita Abdiu Familjare e tanimë të ndjerit Servet Abdiut, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, sipas mediave daneze një djalë 16 vjeçarë është gjetur i vdekur pas disa gjuajtjeve në drejtim të tij në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagë.Të njëjtën e ka konfirmuar edhe policia Daneze e cila thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë më pas saj ka gjetur pa shenja jete të një të riu 16 vjeçar në një fermë në Ragnhildgade 48.

Nga burime të afërta në Kopenhagen mësohet se djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat është nga Xhepçishti i Tetovës. Policia daneze po hulumton për zbardhjen e rastit dhe kryerësit të kësaj vrasjeje, por dyshimet e para janë se krimin makabër e kanë kryer pjestarë të një bandë arabe.Serveti ishte i lindur dhe i rritur në Danimarkë, ndërsa prindërit e tij janë shqiptarë nga fshati Xhepçisht i Tetovës.

16 vjeçari ishte fëmija i vetëm i çiftit, ndërsa krimi i rëndë ka tronditur komunitetin ku ai jetonte në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen. Të hënën në mbrëmje i riu kishte dalë me dy shokë për të shkuar në një festë. Ai po kthehej në shtëpi rreth orës 21:00 dhe ishte parë nën shoqërinë e një grupi personash.

Dëshmitarë i kanë thënë policisë se kanë qenë rreth 4 persona së bashku me 16-vjeçarin shqiptar.Më pas u dëgjuan të shtëna me armë. Grupi i të rinjve u largua me shpejtësi. Të njëjtët dëshmitarë thonë se jo shumë larg vendit të ngjarjes, një makinë priste katër djemtë që ishin me shqiptarin dhe më pas u larguan me vrap.

Adoleshenti është qëlluar të paktën 6 herë me armë, thonë mediat lokale. Policia paraprakisht dyshon se shkak mund të ketë qenë ndonjë sherr mes të rinjve, megjithatë shkaqet e sakta nuk dihen ende.Në komunitetin ku jetonte, 16-vjeçari shqiptar njihej si njeri i qetë.
“Nuk guxoj të mendoj se si është tani mamaja e tij”, ka thënë një adoleshent, i cili mbante në duar lule.

Hetuesit kanë marrë në pyetje prindërit e djalit, miqtë e tij dhe dëshmitarë për të identifikuar personat që e shoqëronin në çastet e fundit të jetës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)