Sot ka vazhduar programi i drejtorisë për shëndetësi, për realizimin e vizitave sistematike në shkollat fillore të Lipjanit. Këto vizita shëndetësore, kanë vazhduar sipas orarit të paraparë, në shkollat e kësaj komune, ndërsa për këtë qëllim, këtë vizitë në njërën nga shkollat, sot e ka vizituar Drejtoresha e Shëndetësisë së Lipjanit, Vlora Limani-Hjnuni e cila i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këto kontrolle shëndetësore të nxënësve në shkolla, njofton Ulpianapress.
Vizitat sistematike shëndetësore, janë duke u realizuar nga stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Drejtoresha për Shëndetësi, Vlora Limani-Hajnuni, tha se “Në kuadër të këtyre vizitave, po bëhen egzaminime të ndryshme shëndetësore si problemet eventuale me zemër, mushkritë, të pamurit, të dëgjuarit, pesha e trupit, gjatësia, qëndrimi dhe zhvillimi trupor, deformimet eventuale të boshtit kurrizor, ndryshimet trupore gjatë fazës së pubertetit etj”.
Shënimi i plotë i Drejtorëshën Hajnuni:
”Në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale dhe Strategjinë dhe Planin e Veprimit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve👫, ekipe mjekësore 👩⚕️👨⚕️nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare🏥 nga fillimi i muajit tetor, po vazhdojnë me vizitat sistematike shëndetësore nëpër shkollat fillore të Lipjanit. Në kuadër të këtyre vizitave, po bëhen egzaminime të ndryshme shëndetësore si problemet eventuale me zemër, mushkritë, të pamurit, të dëgjuarit, pesha e trupit, gjatësia, qëndrimi dhe zhvillimi trupor, deformimet eventuale të boshtit kurrizor, ndryshimet trupore gjatë fazës së pubertetit etj.
Me vizita të tilla, me një gamë të gjerë të ekzaminimit shëndetësor, për herë të parë kemi filluar në vitin 2018 dhe për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ekipit të mjekëve familjarë ju është shtuar edhe mjeku stomatolog me qëllim të edukimit për shëndeti oral në përgjithësi”./Ulpianapress/
COMMENTS