Në Komunën e Lipjanit po vazhdon dezinfektimi, dezinsektimi, deratizimi i të gjitha hapësirave publike, së fundmi dezinfektimi ka vazhduar në QKMF, AMF, objektin e administratës Komunale, bus-stacionet e qytetit si dhe pjesë të tjera.
Dezinfektimi do të vazhdojë edhe në vendet edhe në institucionet e tjera publike, objektet fetare dhe objektet prashkollore dhe shkollore etj.
Komuna e Lipjanit tash e një kohë ka marr disa masa preventive për parandalimin e këtij virusi, ndërsa deri më tani nuk është lajmëruar ndonjë rast me këtë virus.
Kryetari Ahmeti po ashtu ka themeluar edhe një komision AD-HOC për monitorinin e vazhdueshmë të gjendjës të cilën po kalojmë.
COMMENTS