Vazhdon numërimi për asamble në Prishtinë, ngushtohet diferenca VV-LDK

Vazhdon numërimi për asamble në Prishtinë, ngushtohet diferenca VV-LDK

90 vjeçari që refuzon ta braktis fshatin pavarësisht se familja i është larguar

Numërimi i votave për kryetar të Prishtinës ka përfunduar, derisa ai për asamble ende po vazhdon dhe të dhënat po publikohen në faqen e KQZ-së.

Deri më tani janë numëruar 94.07% të votave për asamblenë komunale

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 32.85% apo 24 mijë e 643 vota, duke lënë prapa Lidhjen Demokratike të Kosovës me 28.49% apo 21 mijë e 374 vota, shkruan lajmi.net.

Pra në garën për asamble, diferenca është edhe më e vogël se në garën për kryetar.

Nga numri i votave në Prishtinë, Shpend Ahmeti është i pari me 43.32% kurse Arban Abrashi ka 35.89%.

Balotazhi do të mbahet më 19 nëntor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)