Kryetari i Vetëvendosjes së Lipjanit, Selatin Retkoceri sapo ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat drejtuese brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rektoceri. Ai ka thënë se është i zhgënjyer nga situata e krijuar brenda partisë.
Në letrën e tij drejtuar redaksisë, Retkoceri thotë se VV po kalon nëpër një periudhë të vështirë dhe sipas tij atmosfera brenda partisë nuk i ngjan aspak ambientit të Lëvizjes së dikurshme.
“Unë Me keqardhje më duhet të ju lajmroj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan si dhe nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të VETËVENDOSJES”, shkruan Retkoceri, transmeton Gazeta Ulpianapress.
Lexojeni letrën e plotë të tij:
”Të nderuar qytetar, aktivist dhe votues të Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan!,
Të nderuar anëtar të kryesisë, kryesues i Këshillit të Qendrës, Sekretar i Qendrës, kryetar të pikave të LVV-së!,
I nderuar kryetar i LVV-së shoku Albin Kurti dhe ju të nderuar anëtar të KP-së!
Me keqardhje më duhet të ju lajmroj se kam vendosur të jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan si dhe nga pozita e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të VETËVENDOSJES!.
Si një anëtar i ri dhe me përvojë të shkurtër në Lëvizjen Vetëvendosje, por me përvojë të gjatë në jetën politike në vend. Koha kaq e shkurtër në krye të një Qendre të Vetëvendosjes më shtyri që të punoj, veproj, të djersitem dhe të sfidohem aq shumë sa nuk kisha bërë për disa vite në subjektin tjetër politik që i takoja deri në fundin e vitit 2013.
Zgjedhjet e përgjithëshme të 11 qershorit 2017, pastaj zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe Kuvend komunal të 22 tetorit 2017, tani në fund zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ishin vetëm disa nga sfidat me të cilat u përballa për këtë pak kohë sa isha në VV. Për gati një vit e gjysmë provova, u mundova, kontribova shumë për ta rritur dhe afirmuar sa ma tepër Vetëvendosjen në Lipjan pse jo edhe në nivel vendi me aq sa kam pasur fuqi, dije e mundësi.
Fillimi ishte i mbarë, po shkonte mirë aktiviteti, dukej se kishim filluar të punonim si një grup i mirë në kryesi dhe po kombinoheshin relativisht kënaqshëm gjeneratat, mosha e re dhe ajo e mesme brenda kryesisë. Krejt kjo ishte një mashtrim, një farsë që si dukej tani nga retrospektiva e pergatitur dhe udhëhequr shumë mirë nga njëri prej njerzëve tanë të rëndësishëm në SP. Ky person i njohur për kryesinë ka tentuar tërë kohën që të kontrolloj por edhe të dirigjoj veprimet dhe punën time si kryetar.
Përkundër dështimit në punën kolektive të kryesisë rezultati i zgjedhjeve ishte befasi. Unë dhe një pjesë e konsideruar e kryesisë u gëzuan shumë që Vetëvendosje mori 5,760 vota, për çka I urova të gjithë dhe falenderova qytetarët, por nuk kam arritur dhe ende nuk e kuptoj pse u dasht të gëzohen dhe lumturohen aq shumë një pjesë e kryesisë, që kandidati i tyre i vetëm për deputet e që në këte rast ishte edhe kryetar (unë) mori vetëm 1,350 vota në Lipjan. Këtu filluan dilemat e mija të vazhdoj apo të terhiqem nga pozita e kryetarit duke marr për bazë numrin e vogël të votave.
Sindromi i përqarjes që kishte fillu në Prishtinë, e që unë për këte përqarje as që dija gjë, por brenda kryesisë kishte pasur anëtar kryesie që dinin gjithë ngjarjen që po zhvillohej në Prishtinë. Kishin filluar skenarët për të dobësuar pozicionin e kryetarit, por duke shfrytëzuar përvojen e gjatë në politikë kamë arritur që deri këto javët e fundit ta mbaj një farë fryme dhe bashkëpunimi brenda strukturave lokale të Qendres. Kuptohet që në ndihmë direkte për ta perballuar përqarjen e kisha kryesuesin e KQ, Sekretarin dhe disa anëtar të kryesisë. Shpërfaqja e hapur e thyerjeve në Prishtinë dhe dorëheqjeve të shumëta e sidomos e figurave ma të rëndësishme dhe shumë prej tyre themelues dhe vijues të të gjitha shkollave dhe trajnimeve interne ka ndikuar pashmangshëm edhe në acarimin e raporteve brenda kryesisë, këshillit të qendrës, kryetarëve të pikave dhe antarësisë.
Unë sot jap dorëheqje duke mos u pajtuar me krejt këto procese që në Vetëvendosje kanë ndodhur si rrufeja dhe për këte nuk kam parë as më të voglën përpjekje për të shpëtuar krijesën që vet e kanë themeluar. Pritjes dhe përpjekjës time modeste me një letër të shkruar për perafrim dhe ribashkim si duket i erdhi fundi andaj unë nga sot pushoj funksionin tim si Kryetar i Qendrës së Lipjanit”.
COMMENTS