Vdes ish-trajneri i KB Lipjanit, Pajazit Olluri

Vdes ish-trajneri i KB Lipjanit, Pajazit Olluri

Projektligji për Shqyrtimin e Buxhetit nuk kalon – seanca vazhdon të enjten

Ka ndërruar jetë njeriu që ka kontribuar shumë për sportin dhe basketbollin në Lipjan, trajneri i mirënjohur që shkruajti historinë e basketbollit lipjanas, Pajazit Olluri, njeriu pedagog, i sinqertë dhe i rreptë në punën e tij.

Paja, ashtu si e njohin në Lipjan ishte një punëtor i palodhshëm, zbuluesi i shumë talenteve dhe gjeneratave lipjanas, na la sot ne sportistëve, sportdashësve, familjes , miqve dhe dashamirëve, duke lënë një zbrazëti të pa kompenzueshme, por me ndjenjën e respektin dhe miqësisë me të gjithë.

Pajazit Olluri është njeriu që ka krijuar gjenerata e gjenerata në sportin e basketbollit, njeriu që ia dhe shumë sportit, basketbollit edhe Lipjanit, por përveç sukseseve edhe gëzimeve e kënaqësisë në parket, as basketbolli, as Lipjani nuk ia kthyen punën, kontributin dhe angazhimin jetësor.

Njeriu humb të afërmin, humb mikun edhe shokun duke mbetur pa bisedën, debatin, reflektimin dhe këshillën nga pedagogu, nga trajneri dhe njohësi i madh i basketbollit por edhe sportit në përgjithësi, por përkundër kësaj ndjehemi krenar që jetuam në kohën e tij.

Lipjani , Klubi i basketbollit Lipjani , basketbolli kosovar , sporti dhe qytetarët lipjanas kanë humbur njeriun e palodhshëm, mikun, trajnerin dhe punëtorin e palodhshëm, qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi për punën dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në basketbollin lipjanas.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)