VDES NGA FRUTHI NJË 37-VJEÇAR

VDES NGA FRUTHI NJË 37-VJEÇAR

‘Pikë e pesë’ për Demarkacionin

Nje person i moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, ka ndërruar jetë si pasojë e epidemisë së fruthit.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar rastin, teksa ka thënë se viktima ishte diagnostifikuar me fruth para dy javësh.

“Qe 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infketive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, meqe gjendja ishte shumë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

Ky është rasti i dytë i vdekjeve nga fruthi në QKUK, brenda kësaj jave.

Para pesë ditësh, në Qendrën Klinike Universitare vdiq nga fruthi një fëmijë 14 muajsh.

COMMENTS