Vdes Wilkins, ish-lojtar i Anglisë

Vdes Wilkins, ish-lojtar i Anglisë

Pastrohet sheshi “Adem Jashari” në Lipjan (Video)

Ray Wilkins, ish-mesfushor i Anglisë, ka vdekur sot në moshën 61-vjeçare.

Wilkins, i cili luajti për ekipet si Chelsea, Manchester United, Queens Park Rangers dhe Rangers gjatë karrierës së tij 24-vjeçare pësoi një sulm në zemër dhe javët e fundit i kaloi në spital.

Për Anglinë realizoi 84 paraqitje dhe luajti në dy finale të Botërorëve. U bë lojtari i katërt që përjashtohet për Anglinë në Kupën e Botës në vitin 1986.

Wilkins – i njohur me nofkën “Butch” – luajti për 12 klube dhe menaxhoi ekipet e QPR-së, Fulhamit dhe Jordanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)