Një fitues i lotarisë në Xhamajkë është bërë edhe më i famshëm përveç që ka marrë 1.1 milion dollarë.
Ai ka vendosur që preminë ta tërheq duke vendosur një maskë me qëllim që të mos e njohin të afërmit e tij.
Në të vërtetë, burri – i identifikuar vetëm si “A. Campbell” – u maskua i tëri, prej kokës deri te këmbët, me qëllim që të mos bie në syrin e ndonjë të afërmi, raporton Washington Post.
Campbell nuk tërhoqi paratë për 54 ditë ndërsa kur mori vesh se kishte fituar, është ndier i sëmurë gjatë tërë kohës.
“Shikova tiketën dhe vrapova në tualet dhe thash: ‘Fitova! Fitova. Që prej asaj dite nuk jam ndier mirë. Kam pasur kokëdhimbje sepse mendoja shpesh dhe harroja se kisha fituar”, ka thënë ai.
COMMENTS