Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka prezantuar sot aderimin e ri në parti.
Që nga sot, pjesë e Aleancës është edhe doktori i shkencave, Vehbi Imeri.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti e vlerave dhe me vizion të qartë zhvillimor, i hapi dyert edhe një profesionisti nga fusha e ekonomisë. Doktorin e shkencave Vehbi Imerin e falënderova për besimin e shprehur për t’iu bashkuar familjes së Aleancës. Duke qenë se Qeveria ka fokusuar tërë energjinë e saj në ekonomi, e mirëprita gatishmërine e Dr. Imerit për të dhënë kontributin e tij në zhvillimin e vendit” shkruan kryeministri në njoftim./Indeksonline/
COMMENTS