Iniciativës për mbjelljen e një peme i është bashkuar edhe koordinatori i AAK-së së Lipjanit, Vehbi Imeri. Ai ka zgjedhur Ditën e Tokës, 22 Prillin, për t’iu bashkuar kësaj nisme.
Përmes një shënimi në Facebook, në të cilën edhe shihet duke mbjellë pemën, ai nuk ka nominuar askënd tjeter, vetëm i është pergjigjë ftesës së gazetarit Granit Duriqit.
Shënimi i plotë:
“PlantaTreeChallengeKosovo / Sfida
“Mbjellë një Pemë
Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës-22 Prill, Koordinatori i degës së AAK-së në Lipjan,
Prof.Dr Vehbi Imeri e përmbushi obligimin me rastin e thirrjes publike nga gazetari Granit Duriqi për të mbjellë një pemë,
Pema u mbjell në oborrin e Shkollës Fillore” Vëllëzërit Frashëri”
“Ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët”./Ulpianapress
COMMENTS