Vëllaznimi i jep ‘shuplakë’ Arbërisë në ”Sami Kelmendi”, fiton 2 me 1

Vëllaznimi i jep ‘shuplakë’ Arbërisë në ”Sami Kelmendi”, fiton 2 me 1

Ky është numri i votave që siguroi Shkelzen Hajdini

Vëllaznimi ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme ndaj Arbërisë, të cilët i ka mposhtur në udhëtim me rezultat 1-2.

Skuadra e drejtuar nga Nystret Llugiqi, asesi të këndëllet duke vazhduar me formë të dobët dhe pas kësaj humbje në Lipjan edhe zyrtarisht futet në krizë të rezultateve.

Pjesa e parë e këtij takimi pëfundoi pa gola dhe me një lojë të koncentruar në mesfushë dhe me ritëm të ngadalshëm.

Në pjesën e dytë, gjakovarët arritën të shënojnë dy gola të shpejt në minutat e 50′ dhe 52′ me anë të Labinot Jetullahut
Jeton Dushit.

Nga radhët e Arbërisë, golin e vetëm e shënoi Kreshnik Bahtiri në minutën e 66’.

Arbëria kishte dy mundësi të arta të dilte me pikë nga kjo sfidë, por dy sulmuesit, Bahtiri dhe Bytyqi nuk u treguan të saktë edhe pse ishin raste të pastërta shënimi.

Arbëria në ndeshjen e ardhshme luan si mysafir ndaj Fushë Kosovës, kurse Vëllaznimi e pret në shtëpi Kikën./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)