VENDIMI I PROKURORISË PËR SULMUESIT E ILIR TOLAJT

VENDIMI I PROKURORISË PËR SULMUESIT E ILIR TOLAJT

Kosova dhe Shqipëria, bashkë kujtojnë eksodin e vitit 1999

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi janë të dyshuar që kanë sulmuar fizikisht me shufra hekuri ish- sekretarin e përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë, doktorin Ilir Tolaj.

Sipas disa video dhe fotove, shihet se si Tolaj është nxjerrë nga makina dhe pastaj është goditur nga të dyshuarit.

I dëmtuari, në këtë rast Tolaj ka marrë lëndime trupore.

Ndërsa menjëherë ka qenë edhe intervenimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, shkruan “Zëri”.

Kujdestaria e këtij organi të drejtësisë ka folur për ‘Indeksonline’ duke treguar se kanë shqiptuar masën e ndalesës për dy të dyshuarit e këtij rasti.

“Personat që janë arrestuar nga Policia e Kosovës janë ndalu nga prokuroria për 48 orë me vendim të prokurorit të rastit”, ka thënë prokurorja kujdestare e prokurorisë themelore.

Ndërkaq, kujtojmë se arsyeja e rrahjes së Tolaj ishte për shkak të ndaljes së veturës në rrugë. Producenti kosovar, Don Arbas ishte ndalur në rrugë me veturë duke folur me disa shokë nga vetura e tij. Pastaj Tolaj nga prapa me veturë i kishte rënë sirenës duke i bërë me sinjal që të liroi rrugën.

Dhe krejt në fund ka nisur debati që ka përfunduar me rrahje fizike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)