Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Lipjan

Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Lipjan

Diskutohet projekt – Rregullorja rreth orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e Komunës së Lipjanit

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor sot morri pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes së re të fëmijëve në Lipjan.
Vendosjen e këtij gurthemeli e bëri Kryetari Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e çerdhes publikes publike në Lipajn, Bia Azemi.
I pari i Lipjanit Imri Ahmeti ka theksuar se ishte edhe zotim i yni që Lipjanit t’i shtohet edhe një çerdhe e re, në mënyrë që gjithë atyre që punojnë të kenë mundësi shtesë për vendosjen e fëmijëve të tyre në këtë institucion publik.
Kryetari Ahmeti gjatë kësaj ceremonie ka theksuar se investimi në çerdhe publike, është po aq i rëndësishëm sa investimi në institucione të arsimit të lartë, sepse sa më të vegjël të kyqen fëmijët në institucione arsimore aq më shumë përparojnë dhe përgatiten për rrugën e tyre drejt shkollimit.
Ky investim është nga Komuna e Lipjanit dhe arrinë vlerën: 323, 991.898 euro, njofton Faqja Zyrtare, percjell Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)