Sot është vendosur gurthemeli i Xhamisë së re në Lipjan, kryetari Komunës Imri Ahmeti së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan Zaim Baftiu, Myftiun e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Naim Tërrnava dhe Zëvendës drejtorin gjeneral të organizatës Katar Charity Nawaf Al Hammadi kanë vendosur gurthemelin e Xhamisë së re në Lipjan.
Kryetari Ahmeti tha që për ne është ndjenje e veçantë vendosja e gurthemelit të Xhamisë së re në Lipjan sepse qytetit tonë po i shtohet edhe një objekt i bukur që kompleton Infrastrukturen e nevojshme për besimtarët islam.
Qyteti yne çdo ditë e më teper po bëhet atraktiv dhe po popullohet andaj duke rritur qyteti rritet edhe nevoja për këso objekte.
Urime të gjithë komunitetit muslimanë në Lipjan e gëzofshim këtë xhami, tha ne fund kryetari Ahmeti.
Prona për këtë xhami është ndar nga Kuvendi i Komunës ndërsa Xhamia do të ndërtohet nga donacioni i organizatës Katar Charity.
Urime!
COMMENTS