Veq 7:1, Ulpiana mposht Rininë

Veq 7:1, Ulpiana mposht Rininë

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e radhës

‘’Bardhekaltërtit’’ e nisën takimin furishëm, më një gol të Avdullit që në minutën e shtatë, dhe kjo minutë, sikur solli siparin e rezultatit 7 të golave, që do të shënojë Ulpiana në të perënduar të kësaj përballje.

I asistuar nga A.Llugiqi, Kelmendi dyfishoi rezultatin 30-të, ndërsa Bytyqi më pas e coi ate ne trefish në mnutën e 45-të. Këtë herë pas kombinimeve me Kelmendin, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Seria e golave të Ulpiana vazhdoi edhe në gjysmën e dytë me dy golshin e shpejtë të Sh.Kelmendit në minutat e 50-të dhe 58-të , tashmë i dëshmuar në hesapin e shënimit të golave duke e kthyer këtë punë në kollajllak ezberqe.

Hashani e shënoi golin e gjashtë për lipjanasit, pasi asistimit nga Llugiqi 84-të.

Rezultatin përfundimtar e vendosi G.Emini 87-të me një gol shumë të bukur.

Pas kësaj fitoreje, Ulpiana është ngritur në kuotën e 28 pikëve pas dhjet ndeshjeve të zhvilluara, me një gol dallim impresiv 48 të shënuara dhe 7 të pësuara./Ulpianapresss

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)