Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se brenda vitit 2018 qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm.
Këtë deklaratë, Veseli e dha menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thënë se nëse bëhen bashkë pozitë e opozitë, Kosova do të shijojë vetëm suksese.
“Tani t’i japim perspektivë vetes. Të marrim mësim për tri vjet ndalesë. Të mësojmë se të mira vendit dhe qytetarëve u sjell bashkëpunimi. Ajo që është lehtësim i përbashkët është se kriterin kryesor për liberalizimin e vizave, ratifikimi i marrëveshjes ka përfunduar. Kemi marrë njoftime se Kosova ka përparuar në sundimin e ligjit. Brenda fundit të këtij viti do të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve”, ka thënë Veseli.
© KOHA
COMMENTS