Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë filluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës.
Temë kryesore e takimeve është gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Kryeparlamentari Veseli dhe zëvendëskryeministrat Limaj e Gashi do të diskutojnë në takime me krerët e shtetit shqiptar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe për nevojën e unifikimit të skenës politike në Kosovë gjatë për çështjen e dialogut. /Telegrafi/
COMMENTS