Veseli e O’Connell nënshkruajnë vazhdimin e bashkëpunimit për rekrutimin e zyrtarëve në pozita të larta

Veseli e O’Connell nënshkruajnë vazhdimin e bashkëpunimit për rekrutimin e zyrtarëve në pozita të larta

OVL e UÇK-së vendos që të kthehet në pikën zero, procesi i verifikimit të veteranëve!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.

Kryeparlamentari Veseli tha se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, sipas tij, ka filluar dhe po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale.

“Kosova ka nevojë për ambient të pa korruptuar. Jam i vendosur që t’i shkojë deri në fund dekriminalizimit politik e shoqëror. Kjo është duke ndodhur duke iu falënderuar këtij bashkëpunimi. Ky projekt ndihmon Kosovën që të ecë përpara dhe të rritë besueshmërinë e kuadrove profesionalë”, theksoi Veseli.

Ai tha se institucionet e Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë duhet ta bëjnë edhe vetingun për sistemin e drejtësisë, policisë, por edhe për politikën, në mënyrë që personat që shërbejnë dhe udhëheqin qytetarët të jenë të pastër dhe kredibil.

Ambasadori Ruari O’Connell, nga ana e tij, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi është një nga lajmet më të mira në dy vitet e fundit, nëpërmjet të cilit, sipas tij, do të adresohen rastet e nepotizmit.

“Më vjen shumë mirë që pas dy viteve po nënshkruajmë prapë marrëveshjen për rekrutimin e pozitave të larta. Suksesi i këtij projekti do të jetë suksesi i Kosovës dhe dështimi i këtij projekti është dështim i Kosovës. Kosova ka kuadro profesionalë që duhet t`u jepet mundësi. Ftoj profesionistët të aplikojnë. Sfidojeni veten dhe sfidojeni institucionin”, theksoi ambasadori O’Conell.

Ai tha se gjatë dy viteve të implementimit të këtij projekti shumë profesionistë janë emëruar në pozita të larta udhëheqëse.

Diplomati britanik tha se Kosova ka shumë kuadro të përgatitur të cilëve duhet t’u jepet mundësia dhe se projekti ka ndihmuar që njerëzit profesionistë të emërohen në pozita të larta.​ /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)