Veseli, Hotit: S’ka met Kosova me mbrojt ti e me copëtu na!

Veseli, Hotit: S’ka met Kosova me mbrojt ti e me copëtu na!

Veseli: Stadiumi i Kombëtares do të ndërtohet në Drenas

Kruetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në holl e Kuvendit sa i përket seancës së jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës për të votuar ekipin negociues për bisedime me Serbinë.

Veseli ka thënë se sot ka mungesë të deputetëve, me ç’rast nuk po arrihet konsensus për të marrë vendim për ekipin e negociatave për dialogun mes Kosovës e Serbisë, shkruan Indeksonline.

I pari i Kuvendit ka kritikuar deputetin e LDK-së, Avdullah Hotin, për deklarimet që ka thënë se mos-fillimi i seancës është shkelje e Kushtetutës.

“Kosova është e të gjithë neve, e ftojë edhe kolegun nga LDK, Adullah Hotin mos të përdorë fjalorë të tillë, s’ka met Kosova me rujt Hoti e me coptu na nuk është pak është shtëpi strehë që jetojmë të gjithë ne , sot do të duhej që ne bashkërisht të gjithë shqiptarët të marrim një vendim por që opozita e bojkotojë seancën” , ka thënë Veseli.

Më tej, Veseli ka reaguar ashpër ndaj Hotit, ku ka thënë se janë pikërisht opozita fajtorë për situatën e krijuar në vend.

Sipas tij, Hoti me deklaratat e tij ka treguar moralin e vërtetë që ai ka.

“Nëse Kosova ka vullnet që Avdullah Hoti me mbrojt veç vet atëherë qenka shumë i fortë, mirëpo ne jemi të vendosur se asnjë copë e tokës mos t’i ndahet Kosovës, ndërsa Avdullahi po tregohet i mençur, ai ka qenë dora e djathtë e Isa Mustafes. Këtu është dashur të ishin shqiptarët deputetë që të merret vendimi, e jo me lënë në dorën e serbëve, vet fakti që e thatë ju kjo tregon edhe moralin politik të tij”, ka thënë më tej Veseli.

Ndërkohë, Veseli ka njoftuar se sot nuk ka asnjë mundësi të vazhdohet seanca. Ai thotë se e njëjta do të vazhdojë nesër në orën 14:00.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)