Veseli: Më 14 dhjetor Kosova bëhet me Ushtri

Veseli: Më 14 dhjetor Kosova bëhet me Ushtri

Abdixhiku: Çfarë trishtimi-për platformë negociuese me Serbinë, Kosova varet nga votat e vet Serbisë

Kadri Veseli ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur që seanca e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, Veseli ka propozuar që seanca që transformon Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të mbahet më 14 dhjetor, transmeton lajmi.net.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Kreu i Kuvendit në faqen e tij në Facebook.

COMMENTS