Veseli: Nuk e njoh personalisht Lumezin

Veseli: Nuk e njoh personalisht Lumezin

Kollçaku e VV-së: Nuk duam asgjë më tepër se sa ajo që e meritojmë

Kryeparlamentari dhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar përgjimin e publikuar dje nga mediet, ku ai dëgjohet teksa flet me zyrtarë të tjerë të PDK-së, për ta anëtarësuar në PDK, kryeprokurorin e tanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk e njeh personalisht Lumezin, ndërsa nuk sheh asgjë të keqe nëse një parti mundohet të anëtarësojë kuadro.

“Nuk kam pasur asnjë lidhje me të, as njohje personale”, tha Veseli. “Mirëpo organizatat politike, biznesi edhe mediet, mundohen të jetë sa ma i suksesshëm. Të gjithë mundohen të gjejnë njerëz që të kenë më shumë sukses”, u shpreh kryeparlamentari.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)