Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ishin dy kandidatët që u ballafaquan në balotazhin e së dielës.
Por është pikërisht komuna e Prishtinës e cila nuk ka një rezultat përfundimtar për arsye të pritjes së votave me kusht dhe atyre të mërgimtarëve.
Por ajo çfarë bie në sy në informacionet e KQZ-së është numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta në balotazh, shkruan Indeksonline.
Vetëm 1.30 përqind është numri i fletëvotimeve të pavlefshme në kryeqytet.
COMMENTS